Home KRYESORE Orinda Huta do ta ndjekë Turin në “Tv Klan”? Moderatorja zbulon të...

Orinda Huta do ta ndjekë Turin në “Tv Klan”? Moderatorja zbulon të vërtetën

Moderatorja simpatike Orinda Huta, ka folur për herë të parë rreth largimit të bashkëshortit të saj, Turjan Hysko nga televizioni “Vizion Plus” dhe iu ka dhënë fund zërave për një largimin e saj në “TV Klan”.

Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, për një largim të mundshëm të saj Orinda u shpreh se “nuk di gjë” për punën e saj të re në teelvizionin e Frangajt. Jo vetëm kaq, por ajo tha se “është rehat” në televizionin ku është pasi aty është fytyra kryesore e “Vizion Plus” dhe “Tring”.

Moderatorja simpatike tregoi për herë të parë edhe arsyet e largimit të Turit nga “Vizion Plus”. Ajo tha se pas 14 vitesh punë në këtë televizion Turi u largua pa inate dhe ishte një vendim i tij tek i cili ajo nuk kishte ndikuar fare.

 “Unë nuk ndikoj fare tek ai. E mbështeta vendimin e tij. Kishte ardhur koha të ndryshonte ambient. Edhe sepse po shkon drejt një televizioni më të madh siç është ‘Klani’, është diçka shumë e mirë për të.”, u shpreh Orinda.

Në fund të kësaj interviste Orinda foli edhe rreth shtatzënisë së saj, duke thënë se këto lajme nuk janë të vërteta dhe tregoi që barku i saj nuk është i rrumbullakosur sikurse përflitet.


360grade.al

Share: