Home KRYESORE Pasuria e deklaruar e Haradinajt, përveç parave cash, mbërrin gati në…

Pasuria e deklaruar e Haradinajt, përveç parave cash, mbërrin gati në…

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Gazeta Express ka raportuar para një ore se Agjencia nuk e ka publikuar deklarimin e pasurisë së kryeministrit Ramush Haradinaj. Pas raportimit, Agjencia e publikoi deklarimin e tij.

Sipas deklarimit të Haradinajt, ai ka në emër të vetin një shtëpi banimi në vlerë 300 mijë euro, tokë në vlerë 27 mijë euro, shtëpi në vlerë 202 mijë euro dhe një banesë në vlerë 70 mijë euro. Në pronësi të përbashkët, kryeministri ka deklaruar një shtëpi familjare në vlerë 270 mijë euro dhe një tokë kodrinore me vlerë 75 mijë euro. Në total pasuria e paluajtshme e Haradinajt, përfshirë një veturë 8 mijë euroshe të bashkëshortes, arrin mbi vlerën e 950 mijë eurove.

Kryeministri Haradinaj ka deklaruar edhe para të gatshme 5049 euro dhe detyrime financiare në vlerë prej 34 mijë eurove. Sa i përket të hyrave vjetore, ai përfiton rreth 90 mijë euro. 13568 euro është paga vjetore. Ai merr 2700 euro në vit nga pensioni invalidor dhe 73 mijë nga qiraja.

Share: