Home KRYESORE Pësoi infarkt në qeli, flet babai i protestuesit në “Rrugën e Kombit”:...

Pësoi infarkt në qeli, flet babai i protestuesit në “Rrugën e Kombit”: Ja gjendja e tij…

35-vjeçari Florian Onuzi është një nga personat e arrestuar për Protestën në Rrugën e Kombit, i cili së bashku me tre të tjerë u lanë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit më 31 Mars.

Burimet i thanë 360grade.al se 35-vjeçari banues në fshatin Nangë të Kukësit, është liruar në javët e para të muajit Maj, pasi ka patur probleme të rënda shëndëtësorë me zemrën. Pas kësaj ai është liruar me vendim gjykate, e cila ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Florin Onuzi ka pësuar një infarkt në qeli dhe pasi ka qëndruar disa ditë në spitalin e Tiranës, për t’u transferuar më pas në Spitalin e Kukësit. Ngjarje kjo e cila nuk është bërë e ditur për mediat.

Babai i 35-vjeçarit, Servet Onuzi i pyetur nga 360grade.al ka pranuar lirinë e djalit, ndërsa tregon se i biri për momentin ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në spitalin e Kukësit, ku është nën kujdesin e mjekëve.

360grade.al

Share: