Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Pëson infarkt në burg protestuesi i Rrugës së Kombit, ngjarja mbahet e...

Pëson infarkt në burg protestuesi i Rrugës së Kombit, ngjarja mbahet e fshehtë!?

Florian Onuzi është një nga protestuesit e Rrugës së Kombit që u ndalua nga policia më 31 Mars të këtij viti dhe u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit. Kujtojmë se më 20 Prill u liruan në Apel një pjesë e mirë e protestuesve por Onuzi dhe 3 të tjerë u mbajën në qelitë e paraburgimit.

Por, sipas informacioneve të portalit Dritare.net, Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë është liruar në Maj, pasi ka patur probleme të rëndë shëndetësore. Ngjarja sakaq nuk është bërë e ditur për mediat. 35 vjecari ka pësuar një infarkt në qeli dhe pasi ka qëndruar disa ditë në spitalin e Tiranës ai është lirua me vendim gjykate. Burime të Dritare.net pohojnë se Onuzi pas lirimit dhe pas daljes nga spitali i Tiranës ka kaluar edhe disa ditë në spitalin e Kukësit.

Familjarët e Onuzit kanë pranuar lirimin e tij por pa dhënë shumë informacione për gjendjen shëndetësore.

Sakaq sjellim edhe një herë në vemendje gjyqin që u zhvillua për kukësianët në Tiranë, ku nuk u lejuan kamerat, por audio-dëshmitë u bënë publike nga lideri i PD, Basha në facebook.

Dëshmi nga gjyqi me dyer të mbyllura!

Nga salla e gjyqit tani mund të sigurohen vetëm audio. Urdhri politik është kundër transparencës!
Florin Onuzi me 3 fëmijë të vegjël, pa asnjë të ardhur.

Avokati dëshmon se ka pasur terror ndaj fëmijëve gjatë arrestimit. Florini protestoi për fëmijët e tij. Tani s’ka askënd kush kujdeset për fëmijët.

Audio e avokatit te Florin Onuzit.

“Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit. Po e them para gjykatës këtu. Nga këta klientë që unë përfaqësoj unë jam vullnetar që t’i mbroj pa asnjë interes, dhe pa asnjë lek. Sepse këta nuk kanë bukë. Sepse unë kam parë një padrejtësi. Nuk flas të mbush xhepin me lek. Flas kështu sepse shoh padrejtësi. Kjo padrejtësi duhet të vihet në vend nga trupi gjykues. Ndalimi është i paligjshëm.”/Opinion.al

DESHMIA NE GJYKATE ME AUDIO E AVOKATIT TE ONUZIT:

Share: