Nga Genc Mlloja
Ish- Zevendes Kancelari i Austrise Erhard Busek, njohes i mire i Shqiperise qe prej fillimit te viteve 1990, foli mbi pershtypjet e tij per gjendjen e ketij vendi, zhvillimet e tij politike, ekonomike dhe sociale, dhe theksoi se shpresonte qe bisedimet me BE te hapen por ishte gjithnje i kujdesshem ne pritshmerite per kete qershor.
Sipas tij, te gjithe vendet e Ballkanit duhet te jene ne BE sepse, sikurse zbuloi, ka disa vende anetare qe nuk i kane permbushur fare kriteret e anetaresimit.
Busek i konsideroi marredheniet Austri – Shqiperi shume te mira.
“Austriaket jane pozitive per shqiptaret”, tha ai, duke shtuar se konstaton te njejten gje ne Shqiperi ndaj austriakeve.
Ai qortoi ato media perendimore, perfshi ato austriake e gjermane, qe e etiketojne Shqiperine si ‘Mafia’ duke thene se kjo eshte e padrejte.
Nderkohe e quajti ‘idiotesi’ idene e mureve e gardheve ne Evrope duke marre shkas nga pretendimet se Mali i Zi mund te ndertoje nje gardh prej telash me gjemba pergjate kufirit me Shqiperine.
“Kjo eshte nje idiotesi e plote. Nuk zgjidhen problemet e emigracionit me mure”, tha duke sjellur shembullin qe edhe muri me i madh ne historine boterore – Muri i Madh Kinez, nuk pati sukses per qellimet qe u ngrit.
Kishte nje mesazh per politikanet e shqiptaret qe te bejne me shume perpjekje pozitive per vendin e tyre.
PS: Intervista ne anglisht ketu