Home KRYESORE Shqipëria, rruga e re e klandestinëve

Shqipëria, rruga e re e klandestinëve

Shqipëria ka hyrë në listën e shteteve nga të cilat kalojnë emigrantët e paligjshëm.

Drejtori i Agjencisë Europiane të Kufijve, e njohur si Frontex Fabrice Leggeri, tha se në pjesën e Greqisë veriore në kufi me Shqipërinë për herë të parë do të vendosen 45 oficerë të Frontex me qëllim parandalimin e fluksit të emigrantëve.

Në intervistën për mediat gjermane, kreu i Frontex shton se në këto shtet ku kalojnë emigrantë të cilët vinë nga vende me konflikte si Siria, Iraku apo disa shtete të Afrikës mund të vendosen mesatarisht 1500 roje bregdetare për vitin 2018, çka përbën 5-fishin e shifrës së 2015.

Sipas tij, Komisioni i Bashkimit Europian ka propozuar që Frontex të ndërtojë një trupë prej 10 mijë rojesh bregdetare deri në vitin 2027.

360grade.al

Share: