Home KRYESORE A do të preken shqiptarët? Ministri i Brendshëm i Italisë: Do dëbojë...

A do të preken shqiptarët? Ministri i Brendshëm i Italisë: Do dëbojë 500 mijë emigrantë

Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini, ka deklaruar se një nga përparësitë kryesore të partisë së re populiste do të jetë “dërgimi në shtëpi” i emigrantëve, duke sinjalizuar se do të mbaj një premtim elektoral për të dëbuar qindra mijëra emigrantë të paligjshëm.

Kreut të Lega Nord tashmë në postin më të rëndësishëm qeveritar brenda Italisë, që ka nën kontroll sigurinë e vendit, të drejtat e njeriut, emigrimin, azilin dhe zgjedhjet, mund të sjellë një ndryshim dramatik.

Disa orë pasi presidenti italian, Sergio Mattarella, dekretoi qeverinë e re, Salvini tha se Italia do të mbante një qëndrim më të ashpër.

“Italia do të hapë dyert për njerëzit e mirë, dhe do të kthejë ata që kanë ardhur në Itali për të bërë trazira. Një nga përparësitë kryesore do të jetë kthimi i tyre në shtëpi”, – tha ai.

Salvini, i cili drejton Lega Nord, të djathtën ekstreme nacionaliste, e cila ka qenë në favor të ndarjes së Italisë, ka premtuar të dëbojë rreth 500,000 emigrantë që jetojnë në Itali në mënyrë të paligjshme.

Salvini ka sugjeruar gjithashtu t’i kthejë qendrat e recepsionit në qendra ndalimi, dhe të ndryshojë destinacionin e shumë fondeve për të kryer dëbime në masë. Me rregullat e tanishme, çdo emigrant që dëbohet me avion duhet të shoqërohet nga dy agjentë italianë, gjë që kushton rreth 3000 Euro. Një studim i fundit nga L’Espresso thotë se plani i Salvinit për të dëbuar 500,000 emigrantë do të kushtonte 1.5 miliardë euro.

360grade.al

Share: