Home KRYESORE Shtëpia ime… Nga Sigurður Pálsson

Shtëpia ime… Nga Sigurður Pálsson

Përktheu: Elona Caslli

Nuk mungon asgjë në shtëpinë time,
pothuajse asgjë.
Mungon oxhaku.
Mësohesh.
Mungojnë muret
dhe pikturat mbi mur.
Duhet durim.

Nuk mungojnë shumë gjëra në shtëpinë time.
Mungon oxhaku,
që nuk nxjerr tym.
Mungojnë muret,
Dritaret
dhe dera.

Hyni brenda!
Mos kini frikë!
Hamë diçka!
Presim bukën,
një gllënjkë verë,
ndezim oxhakun.

T’i shikojmë,
ose më mirë
t’i admirojmë pikturat
mbi mur.

Ju lutem,
hyni nga dera,
ose nga dritaret,
ose nga muret.

Share: