Ndonëse fillimisht u përfol se taksa e kalimit për banorët dhe përdoruesit e shpeshtë do të ishte 1.5 euro, qeveria duket se ka vendosur të miratojë një nivel më të ulët duke e bërë pagesën 100 lekë për kalim.
Pas ketij lajmi ka ardhur edhe reagimi i pare nga PD. Kryetari i kesaj partie ne Kukes, Arif Rexhmati, ka bere ne nje postim ne rrjetet sociale nje thirrje publike per kryeministrin Rama.
Lexojeni me poshte reagimin e tij:
Nje thirrje publike per Edi Ramen:
Z.Kryeminister mos i provoko kuksianet me lajme te kazanit tend mediatik,se se shpejti do te filloje taksa ne Rrugen e Kombit, por kthe pergjigje peticionit te firmosur nga 49 keshilltaret e Bashkive Kukes, Has e Tropoje.
Z. Rama , ata keshilltare te djathte e te majte se bashku me zgjedhesit e tyre jane te vendosur qe te mos tolerojne ne kerkesen e tyre.
Z. Rama, ju po mbani peng te frikes suaj edhe drejtesine ndaj 4 kuksianeve qe mbahen padrejtesisht ne burg. Ata jane te pafajshem dhe si te tille duhet te jene te lire.
Z. Rama, lajme dhe veprime te tilla, ku ne thelb kane diskriminimin krahinor, nuk i sherbejne integrimit europian perkundrazi jane shembull i qarte se kjo qeveri e PPP-ve eshte ne sherbim te konçensioneve dhe jo te qytetareve.
Z. Rama , mos gabo per se dyti me kuksianet.
360grade.al