Tashme eshte bere e modes te besh nje nder te japesh nje ndihme ndaj te varfereve dhe njerezve ne nevoje ne mengjes dhe ta nxjeresh ne Tv ne dakre dhe te flases per te ate qe ke bere me krenari!
Sa bukur, te nesermen te urojne te gjithe dhe ti ndihesh mire nderkohe qe ata te cilet ti i ndihmove i jane kthyer tashme jetes se tyre dramatike dhe te dhimbshme! Askush nuk flet me per ta, jo me te veproje per ti ndihmuar, por flasim vetem per ty qe ke bere nje “xhest fisnik”!
Histori te ngjashme kemi pare tashme shume dhe ka patur pak reagime pozitive dhe pak ndihma mirëfilli ndaj njerezve ne nevoje dhe qe nuk kane folur!
“Dashuria dhe përkujdesi nuk është gjithmonë i mjaftueshëm për të moshuarit, prandaj Aida dhe Genci iu bashkuan bamirësisë duke shtruar një drekë për të moshuarit tanë, kjo drekë u shtrua për muajin e Ramazanit. Falenderojme thellësisht Aidën dhe Gencin që e bënë ditën akoma dhe më të bukur!” – shkruan faqja e Qendres Polivalente Ditore Kamez per Aida dhe Genci Hoxhollin.
Aida dhe Genci vete publikuan vetem pak foto ne Facebook pa lajmeruar ndonje gazetar, bile as miqte e tyre te shtypit dhe gjithcka u be ne lokalin Alcor te “Dy Kullat” ne Bulevard.
“Te mirën beje dhe mos e reklamo” sepse vetem keshtu ka vlere xhesti human qe ke kryer dhe qe nuk ka nevoje per medalje. Rasti i Aida dhe Genci Hoxhollit eshte i ngjashem aq sa as ne nuk po shtojme me shume fjale per veprime te tilla te munguara ne shoqerine tone shume prgatmatiste deri ne mungese skrupujsh!