Franca vendos të ndalojë përfundimisht telefonat celularë në shkollat fillore dhe tetë-vjeçare.
Ligji i ri që parandalon përdorimin e telefonave celularë do të aplikohet në fillim të vitit të ri shkollor.
Asambleja Kombëtare e ka aprovuar propozimin e maxhorancës, ndërkohë që, opozita e kontestoi duke e cilësuar si të padobishëm e të ndërmarrë për publicitet.
Qeveria e ka quajtur ligjin e ri si një sinjal për mbarë shoqërinë.
Ky ligj do të përjashtojë rastet kur telefonat celularë do të përdoren për qëllime pedagogjike.
Që nga viti 2010 e deri më sot ka qenë në fuqi Kodi i Arsimit, i cili ndalonte përdorimin e celularëve gjatë aktiviteteve të mësimit, por në përgjigje të kritikave të ngritura nga opozita, Ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer ka mbrojtur idenë dhe nevojën e një baze ligjore më solide për të arritur qëllimin.
s.a/dita