Home KRYESORE Unë jam krenar për faqet që kam lexuar… Nga Jorge Luis Borges

Unë jam krenar për faqet që kam lexuar… Nga Jorge Luis Borges

Përktheu:Elona Caslli

Në thelb, veten e shoh si lexues.
Më ka ndodhur që e kam marrë guximin për të shkruar,
por besoj se ajo që kam lexuar
ka shumë më rëndësi
se ajo që kam shkruar.
Lexojmë çka na pëlqen,
por nuk shkruajmë çka duam,
por çka jemi të zotë të shkruajmë.
Të tjerët le të mburren
me faqet që kanë shkruar.
Unë jam krenar
për faqet që kam lexuar…

Share: