Home Approccio Italo Albanese V2, filiali i dhjetë në vendin e Shqiponjave. Livio Costamagna prezent në...

V2, filiali i dhjetë në vendin e Shqiponjave. Livio Costamagna prezent në Tiranë:

“Këtu mund të punoni me teknologjinë e së ardhmes dhe optimizmin e të kaluarës”. Nga Cuneo vijne përshëndetjet e Beppe Ghisolfi dhe Gianna Gancia.

Filiali i 10-te, është numri që në futboll tregon lojtarin sulmues, është edhe ne kete rast numri me të cilin V2 hap filialin e radhës ne dyert e tregut shqiptar dhe, në perspektivë, ne Ballkan.

Dega e kompanisë ne Racconigi, Piemonte, e specializuar në teknologjitë e sigurisë dhe telekomandës ne pajisjet për shtëpinë, vendet e punës dhe sistemet e e sigurisë (nga porta e banimit deri te parkingjet e makinave dhe postblloqe ne autostrada) u përuroi Show Room-in e ri tek autostrada Tiranë – aeroport,  pikërisht te ndërtesa e xhamte jeshile direkt pas QTU, ku tashmë në një ambient kompakt gjendet ekspozita produkteve me ngjyra “të gjelbra” në bazë të filozofisë të drejtuesve te V” të provincës së Cuneos.

Me debutimin e tij, drejtori i përgjithshem i “V2 Home Spa” Antonio Livio Costamagna perpara një publiku dhe autoritetesh shqiptare dhe italiane dhe operatorëve te ndryshëm ekonomikë të ndërtesave dhe instalimeve elektrike dhe elektronike – me të cilët V2 synon të ndërmarrim hapin e parë të një projekti ambicioz dhe në përputhje me objektivat e rritjes konstante dhe të ponderuar të kompanisë italiane ne rajonin e Ballkanit. “Tirana dhe Shqipëria ofrojnë për investitorë të mundshëm industrialiste nga Italia, një vend ideal ku klima pozitive, e ngjashme me atë të Italisë në vitet ’80, bashkëjeton me përdorimin e gjerë të teknologjive të reja.” – tha Costamagna përpara te pranishmeve.

“Ne një mjedis social si i juaji, ne ofrojmë një projekt dhe ekonomik te aftë për të interpretuar të kaluarën drejt së ardhmes” shtoi drejtori Costamagna duke demonstruar se ishte i lumtur që inaugurimi i V” ndodhte në prag të Festes se Republikës Italiane te 2 gushtit, e cila këtu në Shqipëri, sipas tij, po përcillet me shumë evente të cilësisë së lartë.

“Ne duam që kjo të jetë edhe Festa e Ekselencës Italiane, e aftë të kontribuojë me produkte inovative për rritjen e ekonomive evropiane në zhvillim. Një rajon si Piedmonte dhe një krahinë si Cuneo këtu janë të mirëpritura dhe mund të zhvillojnë tregje të rëndësishme ekonomike, veçanërisht tani që fluturimet me kosto të ulët mes Levaldigit, aeroporti i Cuneo, dhe Tiranës janë dyfishuar.”

Fjala e Livio Costamagna u pasua nga ajo e Giuseppe Pezzettos, për tre vjet Administratori Ekzekutiv i V2 e cili tha: “Ne jemi një kompani e cila nëpërmjet një politike të orientuar trasnazionale, ka qenë në gjendje të konsolidojë pjesëmarrjen italiane në fushën e prodhimit, punësimit dhe hulumtimit te tregjeve te reja. Deri më tani, qarkullimi i te ardhurave tona është 35 milionë euro, dhe pas Tiranës po shqyrtojmë mundësinë për të vazhduar me hapjen e mëtejshme të degëve ne rajonin e Ballkanit. Ne duam që secila nga zyrat tona të jetë jo vetëm një vend për biznes dhe ekspozitë, por edhe një vend shkëmbimi interesash me territorin përreth, me kompani të tjera në zinxhirin e furnizimit dhe me realitete te ndryshme institucionale.”

Në prezantimin e degës së re, e cila do të drejtohet nga Albert Jaku, shqiptar me përvojë të gjatë tekniko-komerciale në Itali dhe në provincën e Grandës, morën pjesë disa autoritete italiane dhe shqiptare, përfshirë drejtoren e Institutit për Tregtinë e Jashtme – ICE, Elisa Scelsa dhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Intesa San Paolo Bank Shqipëri, Dario Grassani (duke folur në emër të Drejtorit të Përgjithshëm Silvio Pedrazzi dhe Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri), si dhe përfaqësues ekonomik dhe politik të Shqipërisë si, deputeti Fate Velaj, investitorët Genc dhe Aida Hoxholli dhe shumë të tjerë. z. Andi Seferi, zv. kryetar i Bashkise se kryeqytetit solli përshëndetjen e tij nëpërmjet gazetarit Artur Nura.

Ne fakt, eventi u ndoq nga gazetarët Artur Nura dhe Alessandro Zorgniotti, të cilët i sollen Livio Costamagnas dhe të gjithë stafit te V2 (gjithashtu prezantuan drejtuesin komercial Davide Arpellino) përshëndetjet dhe nderimet Kreu i grupit ne rajonin e Cuneo, Gianna Gancia dhe, Bankierit shume te njohur Beppe Ghisolfi dhe bashkëpunëtorëve te tij, avokati Alberto Rizzo dhe sipërmarrësi Marco Buttieri, te cilet do të realizojnë një vizitë institucionale në Shqipëri më 6 dhe 7 korrik.

Share: