Home KRYESORE Vrau prindërit, flet polici që e arrestoi:

Vrau prindërit, flet polici që e arrestoi:

Emigranti i sapokthyer nga Anglia vret me armë zjarri nënën dhe babanë e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në orët e mesditës në zonën e njohur si Llixhat në Peshkopi. Sipas Policisë, 26- vjeçari Qemal Sela ka qëlluar me armë automatike prindërit e tij, shtetasit Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, të cilët gjetën vdekjen e menjëhershme.

Nisur nga gjendja e paraqitur pas krimit nga ana e të riut, ka dyshime se ai ka probleme me shëndetin mendor. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se, bazuar edhe në dëshminë e të afërmve të tij, dyshohet se ai ka pësuar tronditje të fortë psikologjike pasi është kapur nga Policia në Angli. Ai jetonte dhe punonte prej rreth 8 vitesh në këtë shtet, por mungesa e dokumenteve e ka penalizuar atë për ta kthyer deportiv.

Efektivi: Patëm frikë se mund të na qëllonte

Qemal Sela, sipas grupit hetimor, flet përçart dhe nuk jep ndonjë të dhënë të dobishme rreth motivit të krimit në familje. Njëri nga efektivët e Policisë, që është ndodhur shpejt në vendin e ngjarjes, thotë se patrulla është ndodhur rastësisht afër banesës së familjes Sela.

“Sapo dëgjuam krismat, lëvizëm me mjetin e Policisë andej nga erdhën të shtënat. Dalluam një person që mbante armën në dorë. Nxora shpejt pistoletën nga brezi dhe i bërtita personit: “Hidhe armën se të qëllova! Kishim frikë se i armatosuri do t’na qëllonte”, shprehet efektivi i Policisë Peshkopi. Pasi ka hedhur armën, e kanë prangosur dhe e kanë dërguar në Komisariatin e Dibrës. “E dërguam në Polici dhe po e pyesnim përse i vrau prindërit. Ai fliste përçart. Na tha se e kanë burgosur në Angli, se ia kanë futur kokën në kazan me ujë, se e kanë rrahur, etj.” sqaroi efektivi i Policisë./Opinion.al

Share: