Home KRYESORE Washington, Fondacioni “Memoriali për viktimat e komunizmit”

Washington, Fondacioni “Memoriali për viktimat e komunizmit”

Nga Artur Roshi

Dje në Washington, Fondacioni “Memoriali për viktimat e komunizmit” , zhvilloi një cermoni në kujtim të viktimave të komunizmit duke dhënë Medaljen e Lirisë “Truman-Regan” për vitin 2018.

Kjo medalje u krijua për të nderuar personat dhe organizatat që kanë demostruar një angazhim të përjetshëm për lirinë dhe demokracinë kundër çdo forme tiranie , të cilat kanë një burim të vetëm ideologjik,atë komunist të Marksit.

Në këtë cermoni,në respekt të LIRISE dhe të njerëzve që e kanë mbrojtur atë edhe me jetën e tyre,kurorën në emër të Partisë Balli Kombëtar Demokrat e vendosi z.Pëllumb Lamaj,njeriu simbol i qëndersës ndaj vuajtjeve të komunizmit që në moshë të re dhe z.Fredi Tollja.

Dua të falënderoj, gjithë personalitetet që morën pjesë në këtë cermoni nga e gjithë bota dhe veçanërisht personalitetet shqiptare që treguan se edhe vendi ynë mund të radhitet në krah të vendeve që duan dhe respektojnë Lirinë.

Në këtë kontekst shpreh,

Mirënjohje të veçantë për ,z.Haxhi Dauti, President i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, për z.Beqir Sina gazetarin që e përçoi këtë cermoni,për z.Simon Miraka që mori rrugën nga Shqipëria,për z.Visar Zhiti ,z.Tasim Ruko, e të tjerë.

Share: