Home KRYESORE 7 teori të frikshme konspirative rreth familjes mbretërore!

7 teori të frikshme konspirative rreth familjes mbretërore!

Thashethemet e pafundme për familjen mbretërore sa vijnë dhe po shtohen.

Duket se tanimë ato kanë kaluar në teori të frikshme konspirative.

Ja se cilat janë disa nga teoritë më të çuditshme që po thuhen momentalisht për familjen më të famshme në botë.

Meghan Markle është robot

Në internet po qarkullon së fundmi një video, në të cilën shfaqet Meghan Markle dhe princ Harry në audiencën e finales së ‘Britain’s Got Talent’. Thuhet se atje dukesha nuk pulit për asnjë sekondë sytë dhe s’ka asnjë lloj shprehie në fytyrë.

Princ Harry u martua me Meghan-in për të fituar pushtet mbi Amerikën

Kritiku i njohur i politikës, Greg Pollowitz bëri një status në rrjetin social “Twitter” këtë nëntor, në të cilën thuhej se “fëmijët e princit do të jenë amerikanë dhe sikur qoftë dhe njëri prej tyre të bëhej president dhe nga ana tjetër të qëndronte në radhë për fronin, kjo po që do ishte lëvizje e zgjuar për rimarrjen e Amerikës”.

Princi Charles është vampir

Ka zëra që thonë se princi Charles është pasardhës i princit rumun të shekullit të 15-të, Vlad, falë të cilit autorët u frymëzuan për novelën e Dracula-s.

Mbretëresha Elizabeth I ishte burrë

Sipas kësaj teorie, vogëlushja Elizabeth u sëmur rëndë dhe vdiq teksa luante në shtëpizën e saj, vetëm pak orë para se i ati i saj mbreti Henri VIII do ta takonte. Në një situatë të tillë, shërbëtorët morën një djalë që ndodhej në atë zonë dhe e veshën si ajo.

Charles dhe Diana kanë një vajzë të fshehtë

Thuhet se para William-it, dyshja ka lindur një vajzë të quajtur Sarah dhe se ajo jeton në një fshat të vogël të New England.

Princ Harry nuk është djali i Charles-it

Ka zëra që thonë se princi në fakt është djali i James Hewitt, burrit me të cilin Diana kaloi një histori 5-vjeçare gjatë kohës që ishte e martuar. James është kokëkuq, ashtu si Harry dhe nëse vë fotografitë e tyre përballë, ngjashmëria është e frikshme.

Mbretëreshë Elizabeth II është kanibale

Dikur një filozof nisi të studionte si ja dilte mbretëresha të kishte kaq shumë energji rinore në çdo kohë. Shpjegimi? Ha mish njeriu!

s.a/dita

Share: