Bilanci i dëmeve dhe jetëve të humbura nga zjarri që shkrumboi Athinën është i frikshëm dhe numri i viktimave mund të shtohet teksa forcat e emergjencës dhe zjarrfikëset janë duke kërkuar për të zhdukurit.
Gjendja është katastrofike në kryeqytetin helen, ku shumë kërkojnë përgjegjësit për tragjedinë dhe të tjerë tregojnë se nuk kanë fjalë të përshkruajnë atë që ndodhi. Ndërkohë nga fotot që qarkullojnë në rrjet shihet sesi qindra turistë e qytetarë të Rafinës iu drejtuan detit për të “shpëtuar kokën”.
Pasditen e sotme në mediat ndërkombëtare po qarkullon një video që tregon makthin e përjetuar nga ata që ndodheshin në kompleksin turistik të Monit, teksa njerëz në mes të detit shihen duke marrë frymë me vështirësi dhe retë e tymit e blozës i mbulojnë ata./Opinion.al