Home KRYESORE “Sot pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim”, kryeministri Rama...

“Sot pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim”, kryeministri Rama kujton…

Si sot më 25 korrik të 2016-ës klasa politike shqiptare u bë bashkë për të votuar me 140 vota pro paketën e refromës në drejtësi, e cila i hapi rrugën e ngritjes së institucioneve të reja dhe pastrimit të gjykatave e prokurorive të vendit nga të korruptuarit dhe të paaftit.

Reforma si një produkt i bashkëpunimit SHBA-BE detyroi mazhorancë dhe opozitë të bini në një mendje dhe kartonat jeshil mbushën sallën e Kuvendit si rrallëherë në historinë e vendit.

Këtë datë e ka kujtuar sot me një postim në Twitter edhe kryeministri Edi Rama.

Kryeministri duke iu referuar vettingut thekson se Pallati i Drejtësisë do të pastrohet nga llumi dhe procesi s’ka më ndalim, ndaj PD e LSI bëjnë mirë të dëgjojnë BE dhe SHBA, që t’i thonë stop ofensivës së tyre ndaj vettingut dhe reformës në tërësi.

Share: