Home KRYESORE Si e paralajmëroi vdekjen kuzhinieri që u dogj bashkë me gruan dhe...

Si e paralajmëroi vdekjen kuzhinieri që u dogj bashkë me gruan dhe 2 fëmijët

Panos Kokkinidis ishte një shef kuzhine, i cili bashkë me gruan e tij dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarret në zonën e Matit në Athinë.

“Nëse një mrekulli nuk do të ndodhë, ajo do të djegë shumë njerëz”, shkroi për fat të keq Panagiotis Kokkinidis në profilin e tij në Facebook, pak orë para se ai të vdiste. Ndërsa publikoi edhe një video teksa zjarrit digjte zonën dhe kishte marrë përmasa të mëdha.

Shprehja e tij tashmë tingëllon si një koment magabër.

Klubi i Shefave në Greqi në faqen zyrtare në Facebook shkruan: “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë pikëllimin dhe dhimbjen tonë për humbjen e padrejtë të anëtarit tonë Panagiotis Kokkinidi dhe familjes së tij. Një njeri i mrekullueshëm me vlerat morale, mbi të gjitha një njeri i shkëlqyer profesionale dhe familjar. Të gjithë ne që kemi jetuar me të dhe që e njihnim atë kurrë nuk do të harrojmë mirësinë e shprehur nëpërmjet syve të tij. U prefsh në paqe Panagiotis …. të paktën ju jeni me familjen tuaj … “./oranews.tv

Share: