Home KRYESORE Berisha: Prej 5 ditësh zhduket i riu në Nikël, policia asnjë reagim

Berisha: Prej 5 ditësh zhduket i riu në Nikël, policia asnjë reagim

Ish-kryeministri Sali Berisha, të hënën, ka publikuar mesazhin e një qytetari që denoncon humbjen e nipit prej 5 ditësh, ndërsa akuzon policinë për mos reagim, pavarësisht denoncimit të ngjarjes nga familjarët.

Përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetin social Facebook, Berisha bën me dije se qytetari shpreh frikën e tij se nipi edhe mund të jetë vrarë, ndërkohë që komisariatet e Laçit dhe të Krujës nuk reagojnë edhe pse familjarët prej ditësh kanë kryer një denoncim për zhdukjen e të riut.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha:

Zhduket prej 5 ditesh ne zonen e Nikles i riu Keisi Elion Hysa, narkopolicia hesht per krimin!

Lexoni mesazhin e familjarit dixhital.sb

“Zoti berisha jam nje qytetar nga laci me emrin asllan hysa kam nje problem te jashtzakonshem me dat 5 ora 9:30 kq humbur kontaktet cuni vllajt me emer keisi elion hysa ne zonen e nikles fushkruj dyshoj qe edhe mund te jet vrare policia e shtetit nuk po reagon fare qe nga data 6 korrik eshte eshte bere denoncimi ne komisarjatin e lacit edhe nuk reagojne as laci as kruja ju lutem me ndimoni se spo gjem zgjidhie. Faleminderit”

Share: