Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje ka ndodhur në zonën e Dibrës. Një 26-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se dhunoi prindërit dhe motrat e tij.
Burime zyrtare nga policia thanë se Bilbil N, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në banesë ndaj prindërve dhe motrave të tij, shtetasve N.N, 59 vjeç, H.N, 50 vjeçe, D.N, 18 vjeçe, dhe M.N, 26 vjeçe.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”.