Home KRYESORE Deputetja Pampuri jep alarmin: Pacientët që kanë kryer transplant veshkash vuajnë nga...

Deputetja Pampuri jep alarmin: Pacientët që kanë kryer transplant veshkash vuajnë nga mungesa e medikamenteve

Deputetja e PD-së Orjola Pampuri ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me mungesën e medikamenteve në QSUT.

Në postimin e saj ne Fb Pampuri shkruan:

Check-up- i, PPP dhe tenderat ia kane erresuar ndergjegjen kesaj qeverie, per te pare gjendjen reale te shendetesise sot.

Nderkohe qe ministrja “lundron” sa nga njera qender shendetesore ne tjetren duke bere show me karrige e tavolina, ne farmacite e ketyre qendrave mungojne medikamentet baze.

Sot pacienteve, te cilet kane kryer transplant veshkash u mungojne medikamentet kryesore, si imunosurpresori cellcept dhe prografti, njekohesisht edhe analizat sugjerohen te behen ne klinika private per shkak te mungeses se reagenteve ne kete pavion. Kjo eshte shendetesia e amortizuar e ketyre 5 viteve.
Sot KLSH gjen shkelje te renda ne SUT (Spitalin Universitar te Traumes), shpenzime te medha por te pa faturuara e te pajustifikuara ne infrastrukture. Pra keto jane godinat te cilat perurohen ne kurriz te sorollatjeve te qytetareve e ne sherbim te xhepave te oligarkeve.

Share: