Drejtori i E&B Consultancy, Besart Xhaferri, ka treguar se për të fituar një bursë për studime jashtë shteti; duhen ndjekur disa hapa specifikë.
Xhaferri sqaroi të martën në emisionin “Opinion” se së pari, duhet krijuar profili ideal i studentit. Ai tha se ekziston një paradoks i madh, që oficerët e pranimit në universitete, shpenzojnë diku deri në 40 sekonda kohë në aplikimet e studentëve.
Nisur nga kjo ide, aplikimi i një studenti duhet që të tërheqë vëmendjen e tyre; pra, kërkohët një goditje në shenjë nga ana e tyre. E thënë ndryshe, duhet krijuar një profil unik i studentit.
“Nuk është vetëm ana akademike, ajo është e listuar diku tek 60%, e cila të kualifikon ty për të marrë të drejtën e bursës. Ndërsa 20% janë aftësitë njerëzore që fëmija duhet t’i zhvillojë dhe deri tek përkujdesja për shoqërinë. Një përqindje tjetër është edhe aktiviteti sportiv”,- tregoi ai./Opinion.al