Gjithçka ndryshe sot në Kurbin. Atmosfere festive në Kishën e Shën Prende të Gallatës në Malësinë e Kurbinit.. Pjesmarrje masive nga banorët e malësisë, të ardhurit në këtë ditë feste krahinore, pikërisht në themelet e shkollës së Parë shqipe në vendin tonë. Panair me produkte bujqësore, blegtorale dhe artizanale, lojra popullore, këngë e valle, përshëndetje nga të ftuar e intelektualë.
Janë banorët e Malësisë së Kurbinit, që kanë gjallëruar zonën e vargmaleve të Skënderbeut, me atmosferën dhe mikpritjen. Organizuar dhe nga World Vision, me kontributet e saja në ndihmë të fëmijëve, dhe mbështetjen nga bashkia Kurbin, kjo festë ka shënuar atmosferë tek gjithë grupmoshat.
Prej vitesh rruga mbetej gangrenë për në themelet e Kishës së Shën Prendes, aty ku dhe ndodhej mësonjtorja e Parë, por me investimet e biznesmenit pikërisht të zonës së malësisë, do të mundësohej dhe lëvizja e dhjetra besimtarëve ku është shoqëruar me veprimtari festive.
Janë nxënësit e shkollave me kostumet kombëtare që përcjellin aktivitetin me këngë dhe interpretime artistike , ndërsa veprimtaria shoqërohet dhe me përshëndetjet e drejtuesve nga bashkia Kurbin dhe përfaqësuesja e World Vision.
Panairi me produktet bujqësore, blegtorale, si dhe ata artizanale kanë tërhequr vemendjes e të pranishmëve, si produkte tërësisht BIO që zona e malësisë siguron të ardhurat për familjet e tyre.
Le të sherbejë ky panair si dallandyshja e parë e pranverës së promovimeve të vlerave historike e kulturore të trevës.