Home KRYESORE Djali i rrëfeu se pëlqen meshkujt, nëna monstër torturon dhe vret të...

Djali i rrëfeu se pëlqen meshkujt, nëna monstër torturon dhe vret të birin!

Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi, pasi një nënë 28-vjeçare ka torturuar dhe më pas ka vrarë djalin e saj 10-vjeç. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kaliforni, pasi vogëlushi i kishte rrëfyer të ëmës se është i interesuar për meshkujt, por ajo nuk e ka pranuar dot këtë fakt dhe është tërbuar.

28-vjeçarja, Maxine Barron, së bashku me partnerin e saj Kareem Ernesto Leiva, e kanë rrahur barbarisht 10-vjeçarin për disa ditë me radhë, deri sa ai një ditë vdiq. Sipas mediave të huaja ata e kanë torturuar të miturin në sy të tetë fëmijëve të tjerë, të cilët ishin nga mosha 12 muajsh deri në 12 vjeç.

Ata e kanë rrahur atë vazhdimisht me rrip dhe litar dhe e kanë lënë pa ushqim për ditë me radhë. Ndërsa vëllezërit e tij kishin për detyrë që ta ruanin atë që të qëndronte gjithmonë në gjunjë ose në këmbë.


360grade.al

Share: