Home KRYESORE E trishtë/U gjetën të djegura në krahët e gjyshërve, konfirmohet vdekja e...

E trishtë/U gjetën të djegura në krahët e gjyshërve, konfirmohet vdekja e vogelusheve binjake

Mediat greke raportojnë se dy vogëlushet binjake që rezultonin të humbura pas zjarreve që prekën Greqinë disa ditë më parë, kanë humbur jetën. Ndonëse familjarët e 9-vjeçareve, Sophia dhe Vasiliki Filippopoulou, kishin shpresa se ato ende ishin gjallë, fatkeqësisht rezultoi e kundërta. Siç raportojnë mediat greke vogëlushet janë gjetur të djegura në krahët e dy gjyshërve të tyre në Matin, fshati tashmë fantazmë.

Ky fakt është bërë me dije edhe nga hetuesi privat i familjes, Yorgos Tsoukalis. Ndërkohë ‘Zougla.gr’ shkruan se ka qenë një mik i familjes ai që ka bërë publik lajmin e hidhur, në një postim në rrjetet sociale.

Kujtojmë se rasti i vajzave greke mori vëmendjen edhe të mediave britanike dhe jo vetëm, pasi familjarët hodhën hipotezën se ato mund të ishin rrëmbyer gjatë kohës që ra zjarri. Ditën e djeshme dy prindërit janë njoftuar nga autoritetet që t’i nënshtroheshin një testi të ADN-së, ndërsa iu kërkuan edhe lodra e sende personale të vajzave. Pas disa orëve ankthi, lajmi i kobshëm erdhi; vajzat ishin djegur gjatë zjarrit apokaliptik të 23 korrikut, në krahët e gjyshes dhe gjyshit./Opinion.al

Share: