Një valë të nxehti ka përfshirë një pjesë të Europës Perëndimore dhe rajonin e Ballkanit. Në Itali, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë alarmin, pasi në disa qytete temperaturat arrijnë mbi 36 gradë Celsius.
Por kjo valë të nxehti duket se do të lërë jashtë vendin tonë. Sipas sinoptikanëve të Meteoalb, deri në fund të Korrikut vendi ynë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Edhe këtë 15 ditësh të dytë të Korrikut temperaturat do të jenë lehtësisht mbi vlerat tipike mujore duke shënuar maksimumi rreth 33°C ndërsa vetëm në disa ditë, temperaturat maksimale do të shënojnë deri 35°gradë Celcius.
Sipas sinpotikanëve, edhe në 10 ditëshin e parë të muajit Gusht, temperaturat do të qëndrojnë në këto vlera, ndërsa vranësira dhe shira të përkohshëm do të regjistrohen vetëm në zonat lindore dhe veriore. Për të gjithë ata që do të pushojnë në bregdet në këtë periudhë, duket se moti sjell lajme të mira. / tvklan.al