Nje person ka ushtruar dhune mbi rojen dhe punonjesit e OSHEE-se ne qytetin e Fierit. Mesohet se ai ka dashur te takoje drejtorin e institucionit dhe ka ushtruar dhune per te hyre me force ne institucion, raportojne mediat lokale.
Gjate nje lidhje telefonike, drejtori i OSHEE Fier, Armando Zhuka, pohoi se nje person ka ardhur dhe eshte futur ne ambientet e institucionit dhe ka kerkuar takim me drejtorin rajonal. Pasi eshte vene ne dijeni se drejtori nuk ndodhej ate moment ne zyre, personi ne fjale, emri i te cilit nuk dihet ende, i ka kercenuar dhe ka nxjerre pistoleten, raporton Neoalb.
Zhuka ka theksuar se ka edhe pamje filmike te cilat i jane vene ne dispocion policise dhe eshte kryer kallezimi perkates.
Sipas drejtorit te OSHEE, keto kercenime kane ardhur si pasoje e ooeracioneve te kryera ne terren per nderprerjen e lidhje te paligjshme.