Pas zjarreve që morën më shumëse 80 jetë njerëzore, një tërmet lëkundi sot territorin e Greqisë, ndërkohë që pasditja u shoqërua me reshje të dendura shiu, qe kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit.
Pamjet e publikuara nga mediat greke tregojnë imazhe katastrofike makinash të përmbytura dhe njerëz që përpiqen t’i largohen ujit që ka vërshuar.
Mediat greke raportojnë se vetëm në zonën e Maroussit, për 15 minuta janë zhytur nën ujë të paktën 200 makina, të cilat për shkak edhe të vrullit të ujit janë spostuar nga vendet ku kanë qenë të parkuara.
Ndërkohë akset rrugore në disa zona si Kifisia, Peneteli, Halandri dhe Vrilisia u mbyllën për shkak të përmbytjeve, që u ndihmuan edhe nga uji i lumenjve t vegjël përrrerth zonave.
Edhe Atika e dëmtuar nga zjarret e dy ditëve më parë është prekur nga reshjet e dendura, por fatmirësisht nuk njoftohen viktima./Opinion.al