Home KRYESORE Gjykata izraelite liron me kusht ikonën e rezistencës palestineze

Gjykata izraelite liron me kusht ikonën e rezistencës palestineze

Gjykata izraelite urdhëroi lirimin me kusht të ikonës së rezistencës palestineze të burgosur Raed Salah, njoftoi avokati i tij.

“Vendimi u mor në një seancë dëgjimore të mbajtur në gjykatën themelore izraelite në qytetin verior Haifa”, tha për Agjencinë e Lajmeve Anadolli, avokati Khaled Zbarqa.

Zabrqa tha se kjo është hera e dytë brenda 24 orëve të fundit që gjykata mban seancë për rastin e Salahut.

“Të enjten, gjykata aprovoi lirimin e kushtëzuar të Salahut, por ky vendim u shty pasi prokurorët publikë e kundërshtuan atë”, shtoi ai.

Sipas vendimit të gjykatës, Salah do të mbetet nën arrest shtëpiak në Kafr Kanna, qytet arab në veri të Izraelit.

Salah do të përballet me kufizime shtesë, përfshirë ndalimin e komunikimit me publikun apo mediat, shpjegoi avokati i tij.

Në mars, gjykata themelore paraprakisht aprovoi lirimin e kushtëzuar të Salahut, por vendimi u kundërshtua nga prokuroria izraelite.

Kushtet e lirimit përfshijnë ndalimin për të hyrë në vendlindjen e tij Umm al-Fahm në Izraelin e veriut dhe kufizime të tjera në lëvizjen e tij.

Verën e kaluar, policia izraelite arrestoi Salahun, udhëheqësin e Lëvizjes Islame në Izrael, në Umm al-Fahm, ndërsa më pas e dënoi atë me burgim të izoluar për “nxitje të dhunës”.

Në shkurt, një gjykatë në qytetin jugor Beersheba ndëshkoi ikonën e shquar të rezistencës me gjashtë muaj të tjera në izolim. (AA)

Share: