Home KRYESORE Gjyqtari i Gj.Lartë Admir Thanza, rrezikon të mbetet në Veting, zbulohen fakte...

Gjyqtari i Gj.Lartë Admir Thanza, rrezikon të mbetet në Veting, zbulohen fakte tronditëse për të

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza me gjasë nuk e kalon vetingun. Në seancën dëgjimore që po zhvillohet aktualisht në KPK, trupi gjykues është shprehur se Thanza jo vetëm që nuk e justifikon pasurinë, por ka qenë edhe i dënuar për vjedhje.

Vëzhguesit ndërkombëtar në proces (ONM) kanë zbuluar se gjyqtari rezulton i dënuar në Itali. “Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, më datë 20 prill 2018 rezulton se zoti Admir Thanza ka qenë i dënuar nga shkalla e parë në Itali në vitin 1999 me 40 ditë burg dhe 100 mijë euro gjobë për vjedhje në bashkëpunim me persona të tjerë”, u shpreh relatori i çështjes.

Admir Thanza nuk e ka deklaruar këtë të dhënë në formularin e dekriminalizimit.

Admir Thanza është shprehur se e ka pranuar vjedhjen, por nuk e ka kryer atë. “E kam pranuar veprën atëherë për shkaqe humanizmi dhe për shkaqe familjare”, ka thënë Thanza gjatë seancës në veting./Opinion.al

Share: