Home Gjeo-Ekonomia INSTAT: Rritet numri i të huajve që zgjedhin Shqipërinë për pushime

INSTAT: Rritet numri i të huajve që zgjedhin Shqipërinë për pushime

Numri i turisteve të huaj që zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë këtë qershor shënoi një rritje me rreth 55 mijë më krahasim me një vit më parë, sipas të dhënave të INSTAT. Edhe në harkun kohor 6 muaj, ka më shumë turistë të huaj që kanë vizituar vendin tonë, në krahasim me një vit më parë.

qellimi

Sipas raportit të publikuar këtë të hënë nga Instituti i Statistikave, numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë këtij Qershori për qëllime pushimesh, shënoi 249.438. Tregues ky që në qershor të një viti më parë ishte 195.048. Diferenca në përqindje është 27,9.

Ndërsa gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, është shënuar një rritje e lehtë e numrit të turistëve të huaj që vizituan Shqipërinë.

Gjatë kësaj periudhe, numri i numri i shtetasve të huaj që vizituan vendin tonë për qëllime pushimesh rezulton 566.068. Gjashtë mujorin e një viti më parë ishte 561.967, rreth 4.101 (0,70%) më pak se gjysma e parë e 2018-ës.

1

Raporti “Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri”: Më shumë të huaj vijnë, më shumë Shqiptarë largohen…

Referuar raportit “Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, Qershor 2018” të publikuar këtë të hënë nga INSTA, rezulton se:

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Qershor 2018, është 912.472. Krahasuar me Qershor 2017, ky tregues rezulton me rritje 11,7 %.

Në Qershor 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 496.137. Krahasuar me Qershor 2017, ky numër është rritur me 13,3 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në gjashtëmujorin e parë 2018 është 1.919.504 duke u rritur me 9,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në Qershor 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Maqedonia ka pasur rritjen më të madhe me 58,3 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Anglia me 10,9 %.

2

Në gjashtëmujorin e parë 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe 26,4 % .

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Qershor 2018, janë 895.414 duke shënuar një rritje me 16,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Qershor 2018, është 411.165 krahasuar me Qershor 2017, ky numër është rritur 7,8 %. Numri i shtetasve të huaj të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2018, është 484.249. Krahasuar me Qershor 2017, ky numër është rritur 23,9 %.

3

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në gjashtëmujorin parë 2018, është 2.396.317, duke u rritur 5,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


360grade.al

Share: