Një 36-vjeçar është sulmuar nga ariu teksa po ikte për punë sot në mengjes në fshatin Brekije të Kukësit.
Mësohet se Shehap Dafku, punonjës i hidrocentralit ishte vetëm 100 metra larg rrugës Kukës-Shishtavec, kur u sulmua nga egërsira.
36-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe në sy, ndërsa aktualisht është shtruar në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.
Banorët e zonës, ndërkohë kanë bërë apel për marrjen e masave, pasi arinjtë po bëhen rrezik për jetën e tyre, ndërsa po dëmtojnë edhe kulturat bujqësore./Opinion.al/