Home KRYESORE Konflikti për një vajzë, shkak i sherrit me armë në Dhërmi!

Konflikti për një vajzë, shkak i sherrit me armë në Dhërmi!

Të shtënat me armë zjarri në lokalin e njohur të natës në Dhërmi, duket se kanë patur si motiv kryesor sherrin për një vajzë. Të paktën kështu bën me dije “Panorama”, që citon burime të policisë.

Në njoftimin zyrtar të policisë, u tha se 23-vjecari Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta me një shtetas tjetër dhe pas agravimit të situatës ka qëlluar me armë zjarri 4 herë në ajër.

“Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër”, thuhej në njoftimin e policisë.

“Më konkretisht, dyshohet se Nina kishte ngacmuar një femër më herët dhe mbrëmjen e së shtunës është përballur me të dashurin e saj në lokal”, shkruan Panorama duke iu referuar burimeve po nga policia.

Nina është arrestuar nga policia, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit, pistoletë. / Opinion.al

Share: