Home KRYESORE Kryemadhi flet për herë të parë për ofertën e Edi Ramës dhe...

Kryemadhi flet për herë të parë për ofertën e Edi Ramës dhe vendimin që ka marrë LSI-ja

Ishte përfolur në korridoret politike, por edhe u artikulua drejpërdrejt nga Taulant Balla në parlament të hënën se mazhoranca është në negociata me LSI për të bërë bashkë 84 vota, për ligjin e Magjistraturës. Për herë të parë për çështjen e bashkimit, PS-LSI, ka folur Monika Kryemadhi. Ajo deklaroi qartë se LSI do të mbetet në opozitë dhe nuk ka ndërmend të shpëtojë karrigen e Edi Ramës.

Deklarata e plotë

LSI nuk do të jetë kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Edi Ramën!

Asnjë marrëveshje apo bisedim nuk ka dhe nuk do të ketë për t’i zgjatur agoninë kësaj qeverie, që e zhytur në krim, trafiqe të paligjshme dhe korrupsion po përpiqet, që në grahmat e fundit, të mundet të shpëtoje me manipulime të tilla.

LSI ka qënë dhe do të jetë pro dhe pjesë e çdo takimi apo tryeze që trajton dhe diskuton përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe largimin e klikës së Edi Ramës.

Çdo përpjekje tjetër për ta përfshirë LSI në bisedime është thjesht pjesë e fantazisë së sëmurë të Edi Ramës, që sot më shumë se kurrë është i gatshëm të blejë e të shesë çdo gjë e çdokënd në emër të pushtetit, por që duhet t’a ketë më shumë se kurrë të qartë, se për të shpëtuar karrigen e tij nuk do ketë kurrë ndihmën e LSI.

Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e opozitës së bashkuar, me qëllimin e qartë dhe të saktë, largimin e pushtetit banditesk të Edi Ramës!

Të shpëtosh sot Edi Ramën do të thotë të shkatërrosh përfundimisht të ardhmen e shqiptarëve, dhe këtë mëkat LSI nuk e merr në kurriz.

Share: