Home KRYESORE Kush është Emiljano Nina që u arrestua për terrorin në Dhermi dhe...

Kush është Emiljano Nina që u arrestua për terrorin në Dhermi dhe dyshimet për vrasjen e Linzës?

Emiljano Vasil Nina, 23 vjeç banues në Tiranë është arrestuar mbrëmë në Dhermi, pasi ka qëlluar me pistoletë brenda lokalit të mbipopulluar “Havana Beach” duke terrorizuar njerëzit, por për fat pa viktima. Policia nuk tha se me kë është konfliktuar Nina, nuk përmend as emrat e personave që e shoqëronin, por thotë se “autori që qëlloi me 4 plumba Emiljano Nina, 23 vjeç është vënë në pranga dhe akuzohet për armë pa leje dhe prishje të rendit publikut”.

Ndërkohë me një kërkim të thjeshtë në njoftimet e mëparshme të policisë dhe në media, rezulton se një person me këtë emër është shpallur në kërkim 3 vite më parë për vrasjen e Enton Nikajt.
Policia e Shtetit e pyetur zyrtarisht nga Opinion.al tha se “është e vertetë se ky person ishte shpallur në kërkim në 2015 për vrasjen në Linzë, por asokohe pas verifikimeve u lirua dhe ne pranga u vendos Emiljano (Tasho) Nina, 32-vjeç, i cili është i dënuar per atë ngjarje”.

Njoftimi i policisë, 8 korrik 2018 për ngjarjen e Dhermiut:

“Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Himarë në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e ngjarjes së sotme të ndodhur në Dhërmi, kanë bërë të mundur dokumentimin e saj. Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë. Po në kuadër të veprimeve të kryera është bërë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë.

Njoftimi i vitit 2015 për vrasjen në Linzë:

Më datë 12.11.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasve Ervis Mustafa Martinaj, Emiljano Vasil Nina, Mirsad Rexhep Kuçanaj, ish efektiv policie dhe Bujar Shefqet Hasani, të datëlindjes 06.10.1982, 15.06.1995, 23.06.1987 e 11.07.1983, banues në Tiranë, me arsim të mesëm, sepse më datë 11.11.2015, ora 14.10, në Linzë, te lokali “Muraga” pronë e shtetasit Ismet Gaxherri, në ambientet e parkingut, pas një konflikti e në bashkëpunim, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Enton Ilir Nikaj, i datëlindjes 15.05.1985, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje me paramendim për hakmarrje, si dhe është plagosur me mjete të forta shtetasi Ismet Muhamet Gaxheri, i datëlindjes 21.06.1986, banues në Qesarak, me arsim të lartë. Autorët janë larguar me mjetin tip “Benz”, me targë AA 725 MD, p ? ronë e shtetasit Emiljano Nina. Në vendngjarje u gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54. Nenet 78, 25 e 278/5 të K.P. Nr. Unik TRDP 152154.

Foto kryesore: Ngjarja e Linzes e filmuar nga kamerat e sigurise: Ervis Martinaj qe mban shtrenguar per qafe viktimen, Enton Nikaj dhe personi me syze (ne rreth te kuq) Emiljano Nina./Opinion.al

Më poshtë: Pamje të sherrit me armë në Havana Beach

Share: