Home KRYESORE Largohet i nxehti nga Kandaja, bilanci i viktimave tragjik

Largohet i nxehti nga Kandaja, bilanci i viktimave tragjik

Përfundon me mbi 70 të vdekur vala e të nxehtit që kishte mbërthyer provincën e Quebecut në Kanadanë javën e kaluar

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në qytetin e Montrealit humbën jetën 34 persona.

Ndërkohë Departamenti i Shëndetit Pubik, u shpreh se situata është normalizuar që prej të hënës, ku temperaturat kanë rënë deri në 27 gradë Celsius.

Sipas tyre, shumica e të vdekurve janë mbi 60 vjeç dhe vuanin nga sëmundjet kronike.

Agjensia e lajmeve CBC tha se morgu në Montreal ishte mbipopulluar, ndërsa trupat janë dërguar në një shtëpi funerali për ruajtje gjatë valës së nxehtësisë.

l.h/ dita

Share: