Janë me qindra infermierë shqiptarë që punojnë në Gjermani. Disa prej tyre kanë ngjallur interesin e mediave gjermane. I tillë është rasti i Adelina Shahollit, vajzës nga Librazhdi që aktualisht punon në Spitalin Universitar Charite në Berlin.
31-vjeçarja ishte personazhi kryesor i reportazhit të realizuar pak kohë më parë nga televizioni “Deutsche Welle”.
Të nxitur nga kureshtja dhe krenaria për suksesin e infermiere Adelinës, ne zhvilluam një intervistë përmes Skype me të, shkruan Dardaniasacra.njekomb.com
“Në një vit e gjysmë kam arritur të rritem profesionalisht, të ngrihem në detyrë, të bëj bashkim familjar e të planifikoj për pushime në një vend të Europës pa u menduar dy herë”, shprehet Adelina.
Në Shqipëri merrte një pagë prej rreth 300 eurosh: “Këtu marr 1800 euro. Nuk krahasohet cilësia e jetesës, puna dhe rroga që marr këtu me Shqipërinë”.
Vetëm një gjë i mungon në Berlin: “Familja ime, pasi këtu gjen gjithçka tjetër”.
Infermierja shqiptare arrin të bëjë tashmë edhe dallimin mes shqiptarëve dhe gjermanëve: “Këtu janë më të ftohtë njerëzit. Pacientin e vizitojnë 10 minuta, ndërsa ne jemi më të ngrohtë. Ne u rrimë të afërmve 8 orë te koka”.
A e mendon Adelina kthimin në vendin e saj?
“Pse jo. Shqipëria është vendi im, nuk do ta hidhja kurrë poshtë”, thotë infermierja.
360grade.al