Një grua në Arabinë Saudite është arrestuar, pasi ka vrapuar në skenë për të përqafuar një këngëtar gjatë koncertit.
Këngëtari në fjalë, Majid al-Mohandis po performonte në një festival në qytetin perëndimor të Taifit.
Videot të cilat po qarkullojnë në internet, tregojnë momentin e përqafimit dhe stafin e sigurisë që po u përpiqte ta ndalonte diçka të tillë.
Kur këta të fundit arritën ta shkëpusin gruan nga këngëtari, ky i fundit ka vazhduar të performojë.
Policia është shprehur për një gazetë saudite dhe për agjencinë e lajmeve “Efe” se një prokuror publik tani do të merret me shqyrtimin e akuzave për ngacmim.
Këto akuza vijnë për shkak të ligjit që ka Arabia Saudite ndaj femrave, të cilave nuk u lejohet të prekin në publik meshkuj që nuk kanë asnjë lidhje.
s.a/dita