Autoritetet iraniane kanë arrestuar një vajzë pasi kishte publikuar në profilin e saj në Instagram disa video duke kërcyer dhe pa shami në kokë.
Televizioni shtetëror ka transmetuar një rrëfim të adoleshentes Maedeh Hojabri, e cila pranon se ka shkelur normat morale.
Ajo tashmë është liruar me kusht dhe nuk mund të japë intervista.
Nuk është e qartë nëse rrëfimi për televizionin shtetëror është bërë kundër dëshirës së saj.
18-vjeçarja kishte rreth 600 mijë ndjekës dhe kishte publikuar rreth 300 video.
Policia iraniane ka njoftuar se do të mbyllë profile të tilla, ndërsa ministria e drejtësisë po mendon për bllokimin e Instagram.