Home KRYESORE Prishja e Teatrit, Ilir Demalia shpërthen ndaj artistëve: Hëngrën lugën e “çorbës...

Prishja e Teatrit, Ilir Demalia shpërthen ndaj artistëve: Hëngrën lugën e “çorbës së prishur”. Ndjej neveri!

Në një kohë që disa prej artistëve vijojnë të protestojnë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, një grup artistësh i kanë dërguar sot një peticion Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, ku shprehen pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.

Mes emrave që kanë firmosur peticionin kanë aktorët Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga, Arben Derhemi, Zamira Kita etj.

Pas kësaj, ka reaguar ashpër analisti Ilir Demalia, i cili e quan neveri gjestin e artistëve.

“Sot tek pashë firmat e “artistëve” te cilët do të lidheshin në skenë para disa muajsh për mosprishjen e teatrit, e pasi hëngrën lugën e “çorbës së prishur” të radhës si gjithmonë, sot kishin nënshkruar një peticion drejtuar Ilir Metës për shëmbjen e teatrit, ndjeva një përzjere në stomak, dhe pëforcova dhe më shumë mendimin se Shqipëria nuk ka artistë, se nuk ka teatër, nuk ka film, nuk ka kinema, nuk ka liri”, shprehet ai në Facebook.

“Artistët në Shqipëri deri dje, e pikërisht ato më të paaftët, ata që merreshin nga klasa-punëtore si komunistë, ata dallkakukët e partisë dhe portavoçeve Gebelsiane të regjimit, ata që bënin format e e mbledhjeve të partisë, ata, ata, ata, ata, të gjithë i dimë. Aty kemi jetuar. Aty kemi punuar. Aty kemi parë se si silleshi dje e si sillen sot me pushtetin. Pa asnjë parim moral, njerëzor, pa asnjë dinjitet e integritet, por vetëm zhvatës të llokmës së kllounit të oborrit qeveritar si ariu Tahir Baçovës. Janë po ata që përfitojnë prej shërbimit të së keqes pushtetit me paranë e pronën publike si tregtarë flamujsh.

Ata sot, por më të neveristshëm se këta, ata që rrinë mbrapa këtyre dhe heshtin, ose bëjnë indiferentin, janë lukunia e shkatërrimit trashëgimisë kulturës dhe historisë së ketij vendi që mbjanë në jetë në kënetën e mizerjes vëndin nën pushtetin i së keqes.

Këta vetëm artistë nuk mund të jenë. Se paku mos e ndyejnë fjalën artist.

Stanislavsky ka shkruar: “Nuk ka role të vogla, por aktorë të vegjël. Dashuro artin në veten tënde dhe jo veten në art”, e përfundon shkrimin Demalia.


360grade.al

Share: