Home KRYESORE Protesta ne Rusi, qeveria do te rrise moshën e pensionit në 65...

Protesta ne Rusi, qeveria do te rrise moshën e pensionit në 65 vjeç nga 60 që është dhe për gratë në 63 nga 55

Me mijëra rusë kanë shprehur zemërimin e tyre pasditen e së shtunës ndaj propozimeve të qeverisë për rritjen e moshës së pensionit.

“Ne duam të jetojmë me pensionet tona, jo të vdesim në punë”, shkruhej në pankartat që mbanin në duar disa prej protestuesve në rrugë.

Plani i ekzekutivit është që ta çojë moshën e pensionit në 65 vjeç nga 60 që është aktualisht dhe për gratë në 63 nga 55 që është sot.

Pretendohet se kjo do të ndihmojë në përballimin e situatës së krijuar nga tkurrja e krahut të punës.

Por sindikatat thonë se në këtë mënyrë, njerëzit nuk do të arrijnë të jetojnë aq sa për të përfituar pensionin.

Protesta u organizuan edhe në qytetet e largëta të lindjes së vendit dhe në Siberi. Edhe pse forca kryesore shtytëse pas tyre ishte Partia Komuniste Ruse, tubimeve i janë bashkuar edhe sindikatat e tregtisë dhe grupet nacionaliste.

Disa prej aktivistëve mbanin veshur kostume që personifikonin vdekjen e njëri kishte sjellë me vete një imitim skeleti.

s.a/dita

Share: