Home KRYESORE Rama e Tsipras: Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti

Rama e Tsipras: Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti

Kryeministri Edi Rama nxjerr imazhet e para nga takimi me homologun grek Aleksis Tsipras në Londër.

Në fotot e publikuara në Twitter thuhet se “kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë zhvilluan një takim, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Londër.

Ata diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme. Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehën besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti” –thuhet në njoftim.

Share: