Elvis Roshi, rikthehet në qendër të vemendjes. Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës po gjykohet për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, i cili i hoqi të drejtën për të vazhduar detyrën si kryetar bashkie.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore, ai ka pranuar: “Plotësimi i gabuar i formularit ka ardhur për shkak të neglizhencës”. Prokuroria ka kërkuar dy ditë kohë për të përgatitur pretencën për Elvis Roshin.
Në formularin e dekriminalizimit, Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale. Por, nga verifikimi i Prokurorisë rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani./Opinion.al