Home KRYESORE Sherri me Edi Ramën, Pandeli Majko ofron dorëheqjen

Sherri me Edi Ramën, Pandeli Majko ofron dorëheqjen

Një debat i ashpër i një nate me parë dhe mosvotimi i ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, bënë që Ministri i Diasporës Pandeli Majko t’i drejtohej zyres se kryeministrit Edi Rama që të premten në mëngjes. Burimet i thanë Top Channel se Majko i ofroi dorëheqjen kryeministrit, por ky i fundit mësohet se e ka refuzuar.

Majko shfyrtëzoi një telefonatë për t’u largua nga salla të enjten në mbrëmje vetëm pak para se të niste votimi për ligjin që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar. Ky ishte vetëm epilogu i një diskutimi me ton dhe gjeste mes tij dhe Kryeministrit Rama, ku të dy dukeshin mjaft të irrituar.

Distanca e tyre nga kamerat e bën të pamundur të dëgjohet biseda, por sipas deputetëve të Partisë Demokratike që qëndrojnë të ulur pranë postacionit të kabinetit të qeveritar, Rama i është drejtuar Majkos me fjalët: “Mos më bëj numra, po nuk deshe të votosh, ik në shtëpi!” Pas kësaj, Majko duket në pamje ndërsa merr celularin, hap një telefonatë dhe del nga salla e Parlamentit pa marrë pjesë në votim.


360grade.al

Share: