Zyrtarët sugjeruan në fillim se flakët ishin pasojë e zjarrvënies së qëllimshme, pasi u zbulua se 15 zjarre nisën njëkohësisht në zonën e Athinës, si pjesë e lëvizjeve për “destabilizimin e vendit”.
Por kjo teori është hedhur poshtë nga të tjerë që mendojnë se shkëndijat e dala nga shtyllat e tensionit të lartë kanë shkaktuar fatkeqësinë. Autoritetet janë akuzuar për një përgjigje të ngadaltë ndaj zjarreve, të cilat kthyen në shkrumb dhe mbeturina një fshat të tërë brenda pak minutash.
Ndërkohë, Policia tha se katër vetë u arrestuan për plaçkitje të dyshuara në zonën e Neos Voutzas, në kodër mbi Mati. Të dyshuarit, të moshës ndërmjet 22 dhe 26 vjeç, u arrestuan nga pjesëtarët e skuadrës DIAS të Policisë greke, pasi u kapën në një shtëpi të evakuuar gjatë zjarreve vdekjeprurëse.
Por kete te enjte, sic raporton “Protothema”, kryetari i Bashkisë Penteli në Atikën veriore, Dimitris Stergiou shprehu mendimin se zjarri që ka vrarë deri tani 82 persona filloi nga prerja e një kabllo te tensionit te larte.
Duke folur për radio THEMA, Stergiou, i cili jeton në zonë, tha se flaket që përfshine rajonin e Atikës lindore për disa orë, ishte ndezur në zonën e Dau Pentelis, duke e cilesuar atë sikur “shpërtheu një bombë atomike”.
Stergiou banon në zonë dhe ndodhen në vendin ku nisi zjarri vdekjeprurës, pak minuta para se të perhapej me shpejtesi.
Siç tha kryebashkiaku, kishte pare kabllin e shkëputur nga rrjeti i vjetër i PPC në zonë, duke shtuar se per kete gje ka vene ne dijeni edhe Brigadën e Zjarrit.
“Unë mendoj se ishte shkaktuar nga kjo”.
360grade.al