Home KRYESORE Tritan Shehu: Kryeministri “duar bosh” e ne hall edhe sot…

Tritan Shehu: Kryeministri “duar bosh” e ne hall edhe sot…

Kryeministri “duar bosh” e ne hall edhe sot si struci fshihet mbas “3D”, ne vend qe tu pergjigjet pyetjeve per politikat e strategjite e zhvillimit te shendetesise!

Ristrukturime spitalesh, maternitetesh, qendrash shendetesore, importime autoambulacash etj, jane realizuar ne vazhdimesi ne vendin tone.

Keto ne terresi nuk duhet te perbejne objekt mburjesh kryeministeriale, sidomos kur “ofrohen ne 3D”.

Kryeministri duhet te shpjegoje se pari cilat jane strategjite, duke filluar nga politikat e financimit te sistemit shendetesor, per nxjerjen e tij nga varferia Afrikane.

Eshte mire qe u “harrua” genjeshtra “shendetesi falas”, por ai nuk thote asgje as per ate se si do te jete e ardhmja e kontributeve direkte.

Ai duhet te sqaroje se drejt kujt forme menaxheriale do te shkoje sistemi spitalor, qe vetem po tkurret, perqendrohet e centralizohet cdo dite e me shume, duke u larguar nga koncepti “spitali ndermarje” e nga vete qytetaret, si ne Afrike?

Po sistemi paresor cfare te ardhme ka ndersa edhe decentralizimi i arritur me pare u transformua ne tej-centralizem, per te mos folur ketu per “profesionistin e lire”.

Kryeministri duhet te paraqese politikat farmaceutike te qeverise, per sigurimin e medikamenteve baze spitalore, per zgjerimin e rimbursimit, per sigurine medikamentoze etj, qe sot jane ne “pike te hallit”.

Po keshtu ai duhet te shpjegoje strategjite per rritjen e numrit te mjekeve te pergjithshem e specialiste, qe eshte ulur ne nivelet e Afrikes Qendrore.

Ai duhet te beje transparence reth “Operatorit Shendetesor”, te cilin megjithese e krijoi vetem me nje VKM, nuk thote asgje per kete vendim terresisht shkaterrues e korruptiv, shume me teper ky edhe se sa Check app-i vete!

Une e kuptoj qe per Kryeministrin keto jane kolona shume te veshtira e “te pa paraqiteshme ne 3D”, por perseri une e ftoj ate te “nxjerre koken nga rera” e te…

Share: