Një person i dënuar me burgim të përjetshëm ka ndërruar jetë dje në spitalin e Krujës. Sipas policisë, bëhet fjalë për Shaban Alushllarin, 53 vjeç, banues në Pogradec.
Ky i fundit akuzohej për “tentativë vrasje në rrethana cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”dhe po kryente dënimin në burgun e Zaharisë në Krujë.
Alushllari ishte dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Lartë, ndërsa ndodhej në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Nga ekspertiza e kryer, rezultoi se vdekja e tij ishte për shkaqe natyrale, shkruan Panorama.
Kujtojmë se Alushllari në janar të 2014, u përfshi në konflikt me fqinjët e tij. Këta të fundit po transportonin gurë nëpërmjet banesës së tij. Pas shkëmbimit të fjalëve fyese, 53 vjeçari ka qëlluar ndaj fqinjëve me kallashnikov por pa mundur ti plagosë ato.
Në vendimin e Gjykatës së lartë, Lalushllari kishte kërkuar zbutje të dënimit, pasi vuante nga zemra, reumatizma dhe kanceri në zorrën e trashë. Ai kishte sqaruar gjithashtu se kishte pasur si qëllim ti trembte fqinjët e jo t’i vriste.
l.h/ dita