Home KRYESORE 18-vjeçarja shqiptare kandidate në këshillin bashkiak belg

18-vjeçarja shqiptare kandidate në këshillin bashkiak belg

Një 18-vjeçare shqiptare do të jetë kandidatja më e re për këshillin e komunës Vilvoorde në Belgjikë, në zgjedhjet që do të mbahen në tetor të këtij viti. Klaudia Hajdari kandidon për partinë sp.a, e cila renditet e 14-a ndër 35 anëtarët ekzsitues të këshillit.

E lindur dhe e rritur në Bruksel nga dy prindër shqiptar, Klaudia Hajdari është studente e vitit të fundit të gjimnazit (ASO). Më herët ajo është angazhuar në organizatat e të rinjve dhe në aktivitete të tjera sociale e kulturore të zhvilluara në zonën e saj. Në moshën 16- vjeçare u zgjodh ambasadore e organizatës për të rinjtë YOUCA (Youth for Change and Action), dhe ka qenë përfaqësuesve e të rinjve belgë në disa takime ndërkombëtare.

Share: