Agjentët sekretë amerikanë kanë zbuluar një grua ruse, e cila për më shumë se 10 vjet ka punuar në ambasadën amerikane në Moskë.
Lajmi është publikuar nga prestigjiozja britanike “Guardian”. Gruaja me shtetësi ruse ishte punësuar nga shërbimi sekret, agjencia federale që merret me sigurinë e zyrtarëve të lartë të shtetit.
Ajo ka pasur mundësinë të ketë akses në material shumë sekrete dhe shumë të rezervuara, si për shembull axhendat e Presidentit dhe të zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gruaja kishte kontakte dhe takime të rregullta dhe të paautorizuara me funksionarë të shërbimeve ruse./Opinion.al